Shpallje

Deputeti i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Endrit Braimllari ka vizituar ditën e sotme së bashku me Edmond Panaritin qarkun e Korçës.

Vizita e tyre me strukturat e LSI-së është zhvilluar në Bashkinë e Kolonjës, bashki të cilën Braimllari e cilëson si një njësi të keqmenaxhuar nga Rilindja.

“Rilindja premtoi ujësjellësin, por sot Kolonja është pa ujësjellës. Eshtë e turpshme sesi një bashki me këto resurse të jetë pa ujë të pijshëm”, shkruan Braimllari.

 

Postimi i plotë i Braimllarit:

Me deputetin e qarkut të Korçës, Edmond Panariti në Bashkinë Kolonjë.
Kryetari i bashkisë Kolonjë, t`i thërrasë mendjes dhe mos të bëjë politik me bukën e gojës së qytetarëve sepse kjo nuk është as në traditën dhe as në kulturën e një kolonjari. Goditja do të jetë shumë e rëndë për të dhe sekserët e matrapazët e tij politik nga qytetarëet e Kolonjës.

Kolonja sot është pa infrastrukurë. Prodhimet bujqësore hidhen në rrugë për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe politikave bujqësore. Rilindja premtoi ujësjellësin, por sot Kolonja është pa ujësjellës. Eshtë e turpshme sesi një bashki me këto resurse të jetë pa ujë të pijshëm. Kryeministri i varfërisë të mos bëjë shoë mediatik po të vijë këtu dhe të shikojë varfërinë ekstrem në të cilën jetojnë qytetarët.

Të rinjtë kolonjar largohen nga vendi për shkak të papunësisë, varfërisë dhe mungesë së shpresës.
Nuk ka më kthim pas të gjithë të bëhemi bashkë për të larguar këtë fatkeqësi kombëtare që mbolli krim dhe varfëri në vend.