Shpallje

Nga Anila Hoxha

RENEA…
Perse del RENEA?
1. Per te goditur dhe arrestuar grupe kriminale te rrezikshme, te shume kerkuar te rrezikshmerise se larte dhe per te neutralizuar pengmarrje apo rrembime personash
2. Kur del ?
Per shkak te pergatitjes se vecante, djemte e RENEAs dalin vetem atehere kur asnje nga strukturat e tjera si policia kriminale, rendi dhe Forcat e nderhyrjes se shpejte nuk mund te kene nen kontroll situaten . RENEA nuk del per te arrestuar nje hajdut xhepash, per te gjetur nje pistolete pa leje apo per te kontrolluar mjete pa dokumenta
3. Kush e nxjerr nga reparti RENEAn ?
RENEA del vetem me urdher te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, dalja nga reparti i tyre eshte i befasishem dhe nuk mund te behet show kur specialet nderhyjne. Identiteti i specialeve duhet te jete i mbuluar me maske
Me ke nderhyjne?
Ata nderhyjne vetem dhe cdo grup ka ne perberje snajper. Gjithmone ne rastet e nderhyrjes se specialeve, informacioni i policise baze qe eshte policia kriminale, duhet te jete i sakte. Nuk mund te ndodhe te jepet adresa e shtepise se X aksidentalisht dhe pa dashje, nderkohe qe aty nuk ndodhet objektivi

Keto pyetje i kam trajtuar me raste konkrete vite me pare ne Exlusive per te treguar se perse forcat RENEA jane elita e policise shqiptare. Pa minimizuar aspak rendesine e cdo segmenti tjeter ne polici. RENEA kohet e fundit po deshton ne menyre spektakolare. Dhe kjo nuk eshte normale. Kush po i nxjerr forcat elitare pa informacionin e duhur, kur ata duhet te kthehen ne Tirane me te shume kerkuar ne pranga .Perse po eleminohet RENEA, nga nje repart elitar po kthehet ne forcat Shqiponja te dikurshme qe merrej dikur me te gjitha por me asgje ne thelb