Shpallje

Nga Marjon Gorica/Nuk do të doja dhe as do ta kisha bërë kurrë ‘avokatin’ në media të një imazhi politik, por e pash të arsyeshme pas vrullit që mediat bën ndaj kreut të Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi.

Administratori i një njësie territoriale e cila ndër vite ishte lënë pas dore, e largë vëmendjes së pushteteve të dikurshme.

Vendos të reagoj për videon e shpërndarë ku këndonte bilbili i jugut Golik Bënçe e në krah të tij qendronte kreu i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Ndonëse shumë media e pasqyruan si dicka për të cilën Tërmeti duhet të japi dorëheqjen, vendim i cili më duket i pa bazë pasi të qënit në një darkë private, e kur këndonte dikush tjetër nuk do të thotë asgjë.

Aq më tepër kur shoh deputet të opozitës të cilët jo që nuk kanë bërë gjë ndër vite në atë zonë, dhe atëherë kur kanë pasur pushtetin, por jam i sigurt që dhe sot janë deputet tursita të cilët shkojnë sa herë  ka zgjedhje.

Deputet të cilët nuk njohin zonën e tyre e jo më ç’bëhet në të.