Shpallje

Një shpërthim tritoli është raportuar gjatë natës, në orën 00:45.

Bëhet fjalë për banesën e pronarit të një televizioni lokal në Pogradec.

Sipas policisë, sasia e vogël e lëndës shpërthyese është vendosur në banesën e 60 vjeçarit me iniciale B.F.

Tritoli është vendosur rreth 25 metra larg banesës së biznesmenit Bajram Fejzullahu, pronar i një televizioni lokal në Pogradec. Ai ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person.

Nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.