Shpallje

Një shtetas i moshës 45 vjecare ka tentuar të djeg Bashkinë e Librazhdit. Sipas informacioneve nga policia thuhet se bëhet fjalë për shtetasin Artan Balla i moshës 45 vjec.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se shtetasi 45 vjecar A.Balla gjatë natës i ka vënë flakën derës kryesore të këtij institucioni.
“Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, Zjarrfikësja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Si pasojë e flakëve është djegur, pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd. Falë punës të mirëorganizuar dhe hetime të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, në kohë rekord është bërë e mundur indentifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes” – thotë Policia e Librazhdit në një njoftim paraprak për ngjarjen.