Shpallje

Në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm OJF-sh të cilat figurojnë të regjistruara, por shumë pak prej tyre kryejnë detyrat që kanë.

Gjatë një kontakti që kemi patur me drejtuesen e organizatës “Qendra e Zhvillimit Social-Psikologjik”, na është thënë se në Shqipëri organizata të kësaj fushe nuk konkretizojnë qëllimet e tyre, ndaj shpesh herë përdoren thjesht dhe vetëm për të marr fonde nga projekte të ndryshme.

Sa efektive janë OJF-t në Shqipëri, dhe a e kryejnë ato funksionin e tyre?

Në Shqipëri ka shumë organizata dhe jo të gjitha arrijnë të konkretizojnë objektivat apo qëllimet e tyre. Duke neglizhuar një nga pikat kryesore të krijimit të tyre. Pra ne sot kemi organizata apo shoqata të ndryshme të cilat nuk kryejnë asnjë veprimtari pa përfituar fonde prej projekteve. Ndërkohë që mundësitë janë të mëdha për të zhvilluar aktivitete dhe pa pasur fonde.

Çfarë problemesh ka kryesisht?

Referuar fushës të cilën unë mbuloj, ka raste të ndryshme. Konkretisht, gratë dhe fëmijët e dhunuar të cilët trokasin nëpër shoqata të ndryshme sociale dhe nuk marrin ndihmën prej tyre. Po pse ndodh kjo ?

Nga rastet konkrete që kemi hasur me gratë e dhunuara, trafikuara apo të divorcuara, dhe ajo cfarë na është thënë prej tyre, kudo thjesht dhe vetëm “të përcjellin”. Madje kjo gjë ndodh dhe nëpër institucione.

Sipas jush çfarë pasojash ka kjo ?

Pasojat mund të jenë të pa parashikueshme, pasi na rezulton që sot kemi grup moshën më problematike e cila neglizhohet kudo. Madje do ishte mirë që fondet të cilat jepen për projekte në dobi të tyre të kalojnë në një shkallë monitorimi dhe mbikqyrje më të detajueshme.  Nuk mundet sot, që të përcjellësh me fletë palosje persona që kanë një gjendje të vështirë psikologjike.

E të mendosh që nëpër instiutcione kemi dhe mungesë të psikologëve klinik.

Marsela Lekli- Drejtoresh e QZHSP, Psikologe.