Shpallje

E ftuarë në mbrëmjen e sotme në ”Xing me Ermalin” ajo ka thënë që do te vijë së shpejti të jetojë ne vendin tim.

Bleona u shpreh se dëshiron të jetoj 6 muaj në Amerikë dhe 6 muaj në Shqipëri.

Në këtë moment Ermal Mamaqi i tha Bleonës ta mendojë rikthimin sepse njeh biznesmenë që e adhurojnë atë si këngëtare dhe do kishin shumë dëshirë t’i dhuronin një vilë.

“Unë njoh shumë biznesmenë që të çmojnë dhe do ishin shumë të lumtur të të dhuronin një vilë, kështu që pse nuk vjen”, i tha Ermali Bleonë.

“Faleminderit. Dhuratat nuk i kthen as mbreti. Por ajo që më sjell në Shqipëri është realisht dashuria e njerëzve, e publikut tim dhe fansave të mi sepse unë pa atë nuk jetoj dot”, u shpreh Bleona.