Shpallje

Shkruan: Haki Abazi

Nese Thaci po i pret rezultatet e referendumit ne Maqedoni qe të lansoje marreveshjen per ndarjen e Kosoves/korrigjimin e lehte apo shkembimin e territoreve të Kosoves, kjo mase qe doli ne proteste e edhe edhe me shume se kaq, do te jete mbrojtja e Kosoves dhe Thaci, Veseli dhe Haradinaj do t’i takojne historise se erret të ketij vendi dhe rajoni.

Nje kryeparlamentar qe del me deklarate se protesta ka qene e rrejshme tregone se sa analfabet e pa ndere e pa respekt jane njerezit si ai qe e kane felliqur vendin.

Haradinaj dhe vartesit e tij po mendojne qe munden me “u ushqy me dy luge” edhe ne pushtetin e Thacit qe ka degraduar shtetin ne banana republike e me hajni masive, e me qindra ministra e zevendesministra…. dhe ne anen tjeter kinse qenka me protesten dhe qytetaret. Haradinaj nuk mund të jete më qytetarin e me ja dhunu shtetin qytetarit ne të njejten kohe.

Z. Mustafa ka managjuar më shume strategji punen e protestes se djeshme. Pjesmarrja e znj. Vjosa Osmani, Zt. Haxhi Avdyli, Zt. Korab Sejdiu dhe me qindra e mijera pjestare e aktivisite të LDK eshte deshmia qe pengesat e nenkryetareve të LDK është tejkaluar e amortizuar me mjeshtri.

VV- ka bere nje organizim te shkelqyeshem dhe dinjitoz, ka treguar qe sahere dhe kurdo bashkohet më të gjithe qe jane për mbrojtjen e shtetit dhe interesit kombetare. Keto te dyja shkojne bashke, shteti Kosoves pa interesin kombetar është i paqendrueshem dhe njejte interesi kombetar pa shtetin e Kosoves nuk mund të jete i plote e mbrojtur. Dje VV dhe perkrahesit e aktivisitet e saj edhe ju kane treguar se ata qe deshen ta ndajne e dobesojen, e kane forcuar dhe e kane rritur. Ne fakt dje qytetaret kane kerkuar mandatet e vjedhura t’ju kthehen prap.

Qytetaret dhe shoqeria civile e vertet, jane ata qe kane dhene kuptimin dhe dimensionin vuloses të kesaj proteste. Ata treguan qe behemi bashke për shtetin e Kosoves dhe interesin kombetar, nena, baballare, të rinje e pleq….. Ata kane treguar qe nuk jane e as nuk do të jene spektatore te proceseve. Ne mbrojtjen e shtetit nuk ka vija partiake e ndasi tjera, ka vetem nje dhe ajo qe të gjithe jemi shqiptare dhe do ta mbrojme shtetin e Kosoves nga krimi, korrupcioni dhe pazaret e bandave.

Protesta e djeshme ka treguar se bandat mund të jene të pasuruara nga buxheti i shtetit, ata munden edhe më qene narkodileret e rusise por ata nuk munden me ble shpirtin qytetare të Shqiptareve. Ne nuk e shesim as shtetin, as nderin e as nuk bashkepunojme me ata qe perfitojne nga skemat e korruptuara. Ne Fund të fundit Ata jane pak e ne jemi shume më shume, ata jane nje grusht e ne jemi të gjithe Shqiptaret bashke.

Perderisa ne ishim bashke Thaci ishte vetem me lejen e Vucicit ne vendin ku nuk shkoi asnjehre per 20 vite. Nese kaq e lehte ishte shkuarja pse e mbajti peng veriun per 20 vite!