Shpallje

Një banor i fshatit Kuç në Vlorë, ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë gjahu.
Raportimin e bën vetë policia e këtij qarku, duke u shprehur se ngjarja është raportuar në orët e para të ditës së sotme.
Policia thotë se “rreth orës 03:47, në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur i plagosur me armë gjahu shtetasi I.D, 56 vjeç, banues në fshatin Kuç”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vëtëplagosur me armë gjahu çifte në stanin e tij në fshatin Kuç, pasi me parë kishte konsumuar pije alkoolike.