Shpallje

Një tjetër ngjarje tronditi vendin mbrëmjen e djeshme. Në qendër të Shqipërisë, pranë institucioneve më të rëndësishëm. Aty ku duhet të jetë vendi më i sigurt, por që për fat të keq është zona ku janë shënuar dy prej ngjarjeve më të bujshme të viteve të fundit. I njëjti vend ku u vra bankieri Artan Santo dhe pikërisht aty ndodhi dhe ngjarja e djeshme.

I kontaktuar nga gazetari Marjon Gorica, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh dhe anëtarë i Komisionit të Sigurisë, Endrit Braimllari, e ka cilësuar situatën në vend në një gjendje shumë të rëndë. Kjo për faktin se krimi është i lidhur me shtetin, shprehet në fjalën e tij deputeti i LSI-së.

“Krimi gjeti forcën dhe goditi në zemër të Tiranës”, u shpreh Braimllari. Duke akuzuar më tej kryeministrin Edi Rama si shkaktar të gjithë kësaj situate tepër të rëndë që ka mbërthyer vendin.

Si e cilësoni një situtatë të tillë?

Në fakt është shumë e rëndë të flaseësh pas një ngjarje të tillë e cila trondit rëndë çdo qytetarë. Sot vendi është i pasigurtë e kjo është e qartë dhe pas ngjarjeve të tilla.
Është paralajmëruar dhe më parë nga ana jonë që situata është jashtë kontrollit, kjo për shkak të një Kryeministri të lidhur me krimin e organizuzar. Krimi gjenë forcë dhe godet në zemër të Tiranës, aty në zonën më të populluar dhe kjo ka një shkak, lidhjen e krimit me qeverin.

A ndihen të sigurt shqiptarët sot?

Sot qytetarët për shkak të një Kryeministri të lidhur me krimin dhe të papërgjegjshëm, janë të pasigurtë. Njerëz të armatosur lëvizin lirshëm në çdo cep të vendit për shkak të lidhjes së krimit me qeverinë. Vendi ka nevojë për një planë masash për të ruajtur rendin dhe sigurin publike që fillon me largimin e këtij kryeminsitri i cili është shkaktari kreyesor që sot vendi ndodhet në pasiguri totale.

Edi Rama është shkaktari i kësaj situate tepër të rëndë për vendin. Ky njeri duhet larguar një orë e më parë. Nuk mund të ketë siguri publike me Edi Ramën kryeministër, kjo është shumë  e qartë për çdo qytetarë.