Former Albanian Interior minister Saimir Tahiri looks on in Tirana, Albania October 9, 2017 REUTERS/Florion Goga
Shpallje

Dhe pse ka kaluar një vit nga reagimi i ish deputetit Saimir Tahiri në lidhje me sjelljen e njerëzve, qendrimi i tij është ende aktual.

Me të drejt Tahiri shkruante: Po rritet një rracë e re dhunuesish

Një 14-vjeçar shfaqej në video, teksa godiste dhe masakronte me sëpatë një qen deri në momentin që ai ka ngordhur.

Në lidhje me këtë ngjarje është vënë re sensibilizimi dhe reagimi publik i shumë personazheve të famshëm, por një nga deklaratat më të forta dhe të ashpra është bërë nga Koordinatori i grupit të bashkëqeverisjes, Saimir Tahirit.

Tahiri ka postuar në rrjetin e tij social Instagram disa foto të cilat përkojnë me një pjesë të pamjeve të videos, si dhe ka shkëputur një paragraf nga neni për “keqtrajtimin e kafshëve”.

Përtej këtyre pamjeve Tahiri shton se është e nevojshme ndërmarrja e një nisme ligjore që i jep fund vakumit normativ dhe torturave çnjerëzore që disa të papërgjegjshëm i shkaktojnë kafshëve.

Duhet patjetër një dispozitë që dënon keqtrajtuesit e kafshëve.

Krahas këtyre fjalëve dhe fotove, Tahiri ndalon dhe tek vëmendja që Parlamenti i ka dhënë këtyre çështjeve, pasi ai shprehet se 1 vit më parë kishte propozuar një ligj për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna por PARLAMENTI NUK DËGJON, shprehet ai.