Shpallje

Sic raporton televizioni Ora News, shkaku i nisjes së konfliktit të djeshëm në ish bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, mendohet se ka nisur prej një situate që lidhet me këngëtaren e njohur Elvana Gjata.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije për Ora News se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për shkak të ngacmimit të Elvanës.

Mësohet se aktualisht këngëtarja po merret në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Nga të shtënat me armë mbetën të vrarë Fabiol Gaxha ndërsa u plagosën Laerd Hado dhe Ervis Martinaj.

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes, një efektiv i Forcave Komando tashmë i shpallur në kërkim por për momentin nuk jepet emri për arsye hetimore.