Shpallje

Fjala e deputetit të LSI-së, Nasip Naço në takimin me strukturat e LSI Berat

Përshëndetje të gjithëve!

Unë dua të falenderoj anëtarët dhe simpatizantët që janë në këtë sallë, dua të falenderoj Kryetarin e Bashkisë, deputetët, por në mënyrë të veçantë doja të falenderoja kryetaren e LSI, znj. Kryemadhi.

Pas takimeve që ka bërë në zonën e vet elektorale në Elbasan dhe pas kërkesës sonë si deputetë, sigurisht që do të vinte në Berat dhe duhet të vinte në Berat, sepse Berati e do më shumë se gjithë të tjerët. Do të doja një duartrokitje, sepse jo rastësisht bëhet ky takim në Berat.

Në zgjedhjet e 2017 të gjithë ne bashkë, pas asaj lufte që është bërë e dini të gjithë, pas presioneve të shumta, ne ishim të vetëm dhe jo në koalicion dhe arritëm të merrnim një rezultat, jo atë që prisnim, por të merrnim një rezultat prej dy deputetësh, në 7 deputetë nga 8 që ka i gjithë qarku dhe sigurisht që jemi forcë e dytë në qarkun e Beratit, i vetmi qark në Shqipëri që është forcë e dytë LSI-ja. Për këtë keni ju meritë dhe do të doja t’ju falenderoja të gjithëve pa përjashtim, sepse nuk ka qenë e lehtë.

E dinë të gjithë ata që kanë qenë në Berat në ditën e zgjedhjeve, i kanë parë të gjithë ata që mbanin çanta dhe nuk lejonin që të vinin të votonin, por ju ditët të tregonit vlerat tuaja, ditët të mbronit votat tuaja dhe ne morëm atë rezultat, të cilin askush nuk e priste. Dhe për këtë kam mendime nga më të ndryshmet, sigurisht në Tiranë gazetarë, analistë, opinionistë, por sigurisht edhe politikanë të ndryshëm ata që rrinë në bulevarde që nuk e njohin realitetin, mendojnë që në Berat votën ta japin.

Unë iu them sot nga kjo sallë që e kanë gabim. Në Berat nuk të japin votën! Votën nuk ta japin sepse duhet t’u shkosh njerëzve derë më derë, shtëpi më shtëpi, t’i qash hallet atyre, të jesh njerëzor si ata dhe po të jesh kështu, Berati të respekton dhe unë kam një falenderim për të gjithë qytetarët e Beratit. Nuk është e lehtë, Berati është si e gjithë Shqipëria, që do të thotë që ka probleme me papunësinë, ka probleme ekonomike, ka probleme më shumë se qarqet e tjera, por di të orientohet nga ana njerëzore, sepse e tha pak më parë kryetarja e LSI-së, që edhe ne jemi si ju, jemi njerëzor, edhe mund të gabojmë, mbase si kemi realizuar të gjitha premtimet, por jo se nuk kemi dashur.

U tha pak më parë që ne kaluam në opozitë, nuk ka nxori askush në opozitë, por ikëm, u mor një mendim në kohën e duhur, sepse nuk do të ishim pjesë e Rilindjes.  E keni parë që në 4 vjet akuzoheshin vetëm strukturat e LSI-së, policia që deshëm, çunat që deshëm, godisnim një apo dy individë të LSI-së.

Ne kemi mbi një vit e gjysëm që jemi larguar nga ky koalicion dhe i keni parë përditë lajmet se kush goditet sot. Nuk është se bëhet brenda një luftë reale për të zbatuar ligjet, të cilat duhet të jenë të barabarta për të gjithë, por janë klanet e Rilindjes brenda përbrenda për dominimin e saj që luftojnë grupet e tyre dhe keni parë përditë kronikat e zeza, përditë arrestohet anëtarë të Rilindjes.

Nuk është e lehtë, unë i kam kërkuar edhe Prokurores së Përgjithshme kur erdhi në Komisionin e Ligjeve bashkë me znj. Caka, e kam pyetur se cila ishte detyra e saj, sepse ka një vit që është zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe vazhdon në atë detyrë dhe pyetja ime është konkrete edhe për ju, është për të gjithë shqiptarët, për të gjithë strukturat vendase dhe ato të huaja, që nga viti 1990 në Shqipëri e sot, janë 1500 vrasje të pazbuluara. Po sot janë edhe 1500 persona të tjerë të kërkuar për vrasje që “Policia që Duam” nuk i kap, po forca e ligjit nuk i kap, sepse do të merret me anëtarët e simpatizantët e LSI-së, për arsye dhe motive politike. Dhe sigurisht që kur ligji nuk është i barabartë për të gjithë, jemi në këtë gjendje që ndodh jo vetëm në Berat, por në të gjithë Shqipërinë.

Ne kemi parë që edhe ministri i Financave u mburr pak ditë më parë, për faktin që kanë marrë 500 milion euro kredi. Kredi që do ta paguajmë të gjithë ne bashkë, që do ta paguajnë fëmijët dhe nipërit tanë, sepse ai është një borxh i marrë. Por nuk është një borxh për të hapur vende të reja pune, është një borxh për të shlyer detyrimet ndaj oligarkëve.

Ju e keni dëgjuar pak kohë më parë. Vetëm për aeroportin e Vlorës do të financohen rreth 140 milion euro, nuk do ti paguajë ajo kompani që ka marrë koncesionin që është një kompani turke, ato do të paguhen të gjitha nga buxheti i shtetit.

Unë mund t’ju them që vetëm aeroporti i Rinasit ka kushtuar 40 milion euro. Pra bëjini llogaritë vetë, kur nuk ka supervizorë të huaj, kur çmimin e përcakton vetë kjo kompani dhe shteti është i detyruar t’i rimbursojë këtë shifër dhe kjo po ndodh me të gjitha këto PPP-të e famshme, kjo po ndodh edhe me Teatrin Kombëtar dhe të gjithë i keni ndjekur debatet që bëhen për Teatrin Kombëtar, del ministri i Financave dhe thotë që ne nuk do të paguajmë asnjë lek, zero lekë.

Harron që në qendër të Tiranës janë 8 mijë metra katrorë që është pronë e shtetit, është pronë publike dhe ia jep ndërtuesit për të fituar ai 200 milion dhe na thotë ne na jep 30 milionë.

Pra janë me dhjetëra raste të tjera që kjo maxhorancë ka arritur të merret vetëm me atë pjesë të oligarkisë për të kënaqur interesat e tyre dhe interesin e vet, sepse edhe në ligjin për teatrin e ka hequr ligjin për supervizorin e huaj, pra nuk duan transparencë dhe kur nuk ka transparencë, ka vetëm korrupsion. Kur ka korrupsion nuk ka asnjë të huaj që të vijë dhe të ndërtojë në Shqipëri .

Keni në këto vitet e fundit, asnjë firmë e huaj nuk vjen të ndërtojë në Shqipëri dhe dëgjoni dhe muzikën e kryeministrit që thotë nuk vijnë se s’ka gjykata. Sigurisht që Gjykata dhe Prokuroria kanë pasur probleme dhe kanë, por kjo gjykatë ishte edhe para  4 vjetësh dhe e keni projektin TAP dhe e dinin që është që është 1 miliard. Kjo Gjykatë dhe kjo Prokurori kanë qenë. Dhe keni dhe hidrocentralin e Devollit që është edhe 1 miliard tjetër atje. Pra nuk ka të bëjë ajo luftë që bëhet për të çrrënjosur një apo dy gjyqtarë, por është për të kapur sistemin, për të kapur Gjykatën dhe Prokurorinë dhe për të thënë pastaj që hajde edhe në gjykatë.

E dëgjoni të gjithë deputetëve e PS-së, kur kanë një problem thonë hajde ikim në gjykatë, sepse iu bëjnë aq presion gjykatësve dhe prokurove dhe hajde te ai gjyqtar që do të caktoj unë që ta zgjidhim çështjen.

Keni dëgjuar debate të ndryshme për Reformën në Drejtësi. Sigurisht që e kemi mbështetur Reformën në Drejtësi

e kemi votuar dhe për sa i përket Vetting-ut e kemi mbështetur dhe e mbështesim  publikisht, por ne nuk jemi dakord që pjesa e maxhorancës të kapë sistemin e drejtësisë. Keni dëgjuar debatet e fundit në lidhje me atë që  deputetët e LSI nuk votojnë ligjin për Shkollën e Magjistraturës.

Sigurisht që do doja që në çdo rast ta votoja këtë ligj, por ardhja e këtij ligji në kundërshtim më çdo rregull, pasi Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar mbi 20 nene dhe sjellin vetëm 1 nen për të emëruar vetëm këta magjistratë, a thua se këta do venë nëGjykatën e Lartë, këta do venë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe këta do jenë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ndodh, ata do jenë gjyqtarë të shkallës së parë. Interesi i tyre është që tëmbajnë akoma më shumë Prokuroren e Përgjithshme tëPërkohshme në detyrë për të zgjidhur hallet e tyre. Sepse duhet të kishte dy vjet para që duhet të ishin emëruar anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshilli të Lartë Gjyqësor. Nuk janë zgjedhur dhe nuk bëhemi ne pengesë. Nuk ështëpengesë opozita se nuk zgjidhet.

Pengesa është vetë debati dhe lufta brenda llojit që bëjnërilindasit për të kapur KLP dhe KLGJ. Nuk jemi ne pengesë. Dhe draftin e fundit kam deklaruar se do ta votoja për Shkollën e Magjistraturës. Hoqën vitin kalendarik 2018-2019 dhe e lanë tëhapur sepse duan që Prokuroren e Përgjithshme ta mbajnë dhe një apo dy vjet në detyrë duke u zgjedhur me 69 vota.

Dhe këto janë të gjitha probleme të devijimit të demokracisë dhe prandaj them që atdheu është në rrezik, demokracia është nërrezik dhe ne duhet të gjithë bashkë, sot derë më derë, të dalim anëtarë dhe simpatizantë, jo për interesat e Nasipit, Monikës apo të Petritit, por për interesin e fëmijëve dhe të nipërve tanë. Pasi kjo klasë politike, kjo pjesë e Rilindjes e ka kthyer të gjithësistemin politik në një vatër, a thua se janë vandalë a thua se na kanë pushtuar. E keni parë në çdo kryeqytet të botës, se pjesa mëe madhe edhe për shkak të demokracisë pas viteve ’90 kanë dalëdhe kanë parë që në çdo kryeqytet të botës, nëpër sheshet kryesore do gjejnë tufa me pëllumba. Vetëm në sheshin Skënderbej nuk gjeni asnjë pëllumb. E dini pse? E para ndërrojnë çdo ditë pllakat. E dyta ka 20 vjet që rilindasit kanëpatur Bashkinë e Tiranës. Dhe ajo që është më kryesore dhe ushqimin e pëllumbave e hanë ata. Dhe tenderin duan ta bëjnëpër veten e tyre, prandaj nuk ka asnjë pëllumb në sheshin Skënderbej.

Dhe Shqipëria do të bëhet kur të shikoni pëllumbat që do të ulen në sheshin Skënderbej dhe qytetarët t’i ushqejnë ata. Kjo ska ndodhur sepse e thashë pak më parë interesi i tyre është të bëjnëkulla të larta, interesi i tyre është të japin koncesione që do t’i paguajmë ne për vite e vite me radhë. Dhe sigurisht që unë do tëdoja të flisja edhe për anën organizative të strukturave të LSI-së, sepse unë jam më se i bindur siç jeni të bindur edhe ju se partnerët ndërkombëtarë, por edhe klasa politike, por po të donit ju edhe Partia Socialiste vetë që në zgjedhjet e qershorit do kemi bashkë me zgjedhjet e pushtetit lokal do kemi edhe zgjedhjet e përgjithshme.

Dhe është një arsye më shumë që të jemi të organizuar. Është njëarsye më shumë që ne ta dyfishojmë rezultatin që kemi patur sepse i kemi të gjitha mundësitë. I kemi të gjitha mundësitë dhe të jeni të bindur që zgjedhjet e tjera  nuk do të na gjejnë më tëpapërgatitur sepse nuk e mendonim që arroganca e pushtetit do të arrinte deri në armatosjen e këtyre personave. E keni parë vetëse çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit. Ku pikërisht në Berat dhe në Kuçovë kryeministri i vendit u deklaronte dhe u bëntethirrje policëve me uniformë të hiqnin kapelet dhe të kërkonin vota për Rilindjen sepse duhet që të merrte pushtetin me çdo kusht. Dhe ishin këta policë si postierë të natës, ditën apo natën, bënin presion në çdo qendër votimi.

Kjo nuk ka për të ndodhur sepse i keni parë takimet e opozitës, do i shihni dhe në ditët bënë vazhdim me emër dhe mbiemër, nëBerat, Skrapar, Kuçovë e në të gjithë Shqipërinë, të gjithë ata qëkërcënojnë dhe ngrenë dorën do përballen. Do përballen me forcën popullore. Sepse nga nesër e tutje të gjithë ata që kanëprobleme me drejtësinë në çdo shtyllë do kenë emrin e tyre. Dhe këtë ua deklaroj nga Berati, sepse kam dhe mbështetjen e strukturave të LSI-së, kam mbështetjen tuaj, kam mbështetjen e Kryesisë së LSI-së. Unë do të doja që në emrin tuaj t’i premtoj Kryetares së LSI-së që do të jemi më të organizuar, që do jemi më të hapur.

Nuk duam që LSI në Berat apo në qarkun e Beratit për shkak tëatij rezultati ne ta mbajmë të mbyllur si monopolin tonë. Ne i kemi mundësitë që të jemi forcë e parë në Berat dhe i kemi mundësitë që të jemi më të hapur për të tjerë, për shoqërinë civilë, për strukturat e LSI-së, por sigurisht unë nuk kam për të harruar asnjë anëtar të LSI-së që nga viti 2004. I  falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe kontributin që kanë dhënë dhe japin për strukturat e LSI-së. U jam mirënjohës për çdo votë. Nuk kam bërë sa duhet por do falënderoj dhe do jem i hapur për të gjithë ata që duan të vijnë dhe të kontribuojnë në LSI. Edhe njëherë faleminderit dhe isha me fat që kam qenë deputet i Beratit.