Shpallje

Fjala në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS e Edi Ramës u shoqërua dhe me shumë akuza ndaj opozitës. Një ndër to i referohet shkresës së drejtuar nga opozita për heqjen e Taulant Ballës nga grupi i delegacionit në Bruksel.

Çështje të cilën Rama e ka cilësuar:

“Pash në zyrën e Gramozit një palo çarçaf nga opozita për Taulant Ballën. Nuk e di, por  virgjëria e tyre politike i pengonte të ishin në një delegacion me dikë që kishte kërcënuar me pistolet në kokë një officer policie, për të mbyllur çështjen e djalit të një deputeti, siç thuhet sipas tyre. Por e vërteta është ndryshe”.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Rama e ka quajtur PD-në Kinostudio Filimike.