Shpallje

Se jemi “nona e vakive” si popull, e dijmë që jemi, por që arrestohen burrë e grua në të njejtën ngjarje ka ndodhur në fshatin Sllatine e Madhe, të Komunës së Fushë Kosovës, dje rreth orës 17:30.

Janë arrestuar dy të dyshuar, ishe bashkëshortët Shqiptarë, pasi i dyshuari (ish-bashkëshorti) nuk e ka respektuar urdhrin e gjykatës, që të mos i afrohet ish gruas së tij.

Ndërsa e dyshuara, ish-gruaja, në vendin e ngjarjes në prani të policisë tenton ta sulmojë të dyshuarin ish-burrin e saj.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes./GazetaOra.com