Valdrin Ahmeti
Shpallje

Valdrin Ahmeti që është aktivist një kohë të gjatë dhe që të premtën e kaluar është nisur për në dasmën e djalit të axhës së tij në Preshevë, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Lexoni mëposhtë reagimin e tij përmes Facebook-ut:

“Gjithë të premten e kalova duke menduar se si do ta kaloja kufirin me Serbinë gjithnjë duke menduar që shteti e policia e Serbisë kanë informata për aktivitetin tim si aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Mendoja se ata mund të ma ndalojnë hyrjen në vendlindjen time, ku isha nisur për dasmën e djalit të axhës, apo edhe të më arrrestonin. A do t’mund ta përballoja burgun serb? Si do ta përballonte familja?

Por që vie puna të më ndalojë Policia e Kosovës që të mos shkojë në Preshevë, nuk e mendova asnjehëre. Policia kufitare me tha që kam fletarrest, anipse një i tillë nuk më kishte ardhur kurrë në shtëpi.

Por si duket ky qenka bashkimi i Luginës që po na e promovon Thaçi. Përqafim i tij me Vuçiqin, e ndarja e familjeve shqiptare.”. ka shkruar Valdrin Ahmeti n profilin e tij në Facebook./GazetaOra.com