Shpallje

Në trojet shqiptare marihuana si drogë është bërë si një lloj artikulli shumë i zakontë.

Marihuanë më së shpeshti gjendet të blihet rrethshkollave fillore e të mesme, dhe ne dyqanet e Sony Play Station që janë si lloj i trafikave ku shiten substancat narkotike.

Edhe policia e edhe njerëzit e dijnë shumë mirë se ku shitet ‘droga’, por askush nuk reagon, pasi që ky biznes mund të ndodh që BOSS-ët i ka në krye të pushteteve nacionale në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Policia e Kosovës ka njoftuar që dje në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë rreth orës 03:30 të natës, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit i dyshuari me vendimin e prokurorit lirohet./GazetaOra.com