Shpallje

Në vazhdimësi të fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS-së, Edi Rama ka sfiduar Klajda Gjoshën në lidhje me qendrimin e saj në Parlamentin Europian, përsa i përketë reagimit që ka pasur ndaj kreut të grupit socialist Taulant Balla.

“E dashur Klajda qetësohu. Taulanti është ai që ka qenë. Nuk ka bërë asgjë atë që ka tronditur Monikën.
Materialet filmike të Komisaritatit të Krujës, sot janë në Prokurori. Ndaj mund të shkosh e t’i shohësh.
Ankesën tënde  si deputete e cila nuk mund të shoqëroheshe në një delegacion në Bruksel nga një kriminel, mund t’ja dërgoje policisë.

Shko shikoj vetë nga fillimi në fund filmimet e komisariatit. Nëse sheh në ato filmime Taulantin apo vetë ‘heroin’ e ngjarjes,  unë do votoj heqjen e Taulantit nga delegacioni, madje do kërkoj dhe arrestimin e tij.

Nëse nuk i gjen këto, do i shkruash një letër ndjese Parlamentit Europian, duke kërkuar ndjesë për ato c’ka ke thënë,  por e di që Monika do të thotë mos.

Politikë është kjo,sic thotë Monika,  hiq cizmen dhe me llapën jashtë ndiq kundërshtarin”, ka përfunduar fjalën e tij Rama.