Shpallje

Një studiues i ri si Taulant Muka ka nxjerr në pah plagjiaturën e zv.minsitrit të Arsimit Ervin Demo.

Demo akuzohet për plagjiaturë, gjë të cilën studiuesi e ka vënë në dukje nëpërmjet një foto ku shihet një artikull i Demos ku rezulton se një pjesë e konsiderueshme e tij është kopjuar nga libri i Janet Morrison.

“E gjeni dot ndryshimin? Duke kopjuar në Shqipëri mund të bëhesh profesor i asociuar, zv. Rektor dhe zv. Ministër i Arsimit. Dhe ky nuk është kopjimi i vetëm”, shkruan Muka.

Ervin Demo ka mbajtur më parë postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranë, për t’u përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017-të, si zv/ministër i Arsimit.

“Të bësh politika të arsimit të lartë, kur të gjithë eksperincën tënde akademike e ke mbi materiale të kopjuara”, shprehet Demo.