Shpallje

Një shpërthim tritoli është raportuar mbrëmjen që lam pas në Fushë Krujë.

Konkretisht në fshatin Larushkë. Bëhet fjalë për një lëndë plasesë të vendosur pranë banesave të dy personave, të cilët kanë lidhje me vajzëne  shumë përmendur në media kohët e fundit Xhisiela Maloku.

Xhisiela është vajza e cila denoncoi në polici dhunën që djali i deputetit socialist Rrahman Rraja kishte ushtruar ndaj saj.

Policia thotë se “rreth orës 23:30 në cepin e oborrit  që lidh banesat e shtetasve B.Muça dhe R.Muça është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse”.

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se dy shtetasit janë gjyshi dhe xhaxhai i Xhisiela Malokut

Nuk dihet nëse Xhisiela banon ende në banesën e gjyshit të saj, pasi pas ngjarjes ajo ka marrë urdhër mbrojtje nga policia.  Por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e  ngjarjes ku ka shoqëruar edhe 9 persona.