Shpallje

Pas vendimit të dhënë nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij në lidhje me vendosjen e 150 oficerësh sigurie në shkolla, ka reaguar dhe opozita.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të Facebook, deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, ka sulmuar kryeministrin Rama në lidhje me këtë vendim, duke e cilësuar si dicka të pa drejtë, pasi nuk mund të vendosësh nën diktat nxënësit.

Reagimi:

Kryeministri qesharak duhet te kuptoje qe shkollat dhe nxenesit nuk ruhen nga diktati i uniformes se policise. Ky Kryeminister nuk mundet te vendosi nxenesit nen diktatin e trafikut.
Jane ende ne kerkim oficere policie per trafikimin e lendeve narkotike. Akoma nuk kemi nje reagim te kryeministrit per kete çeshtje.
Me urdherin e ketij kryeministri u perdoren ne fushat dhe po me urdher te ketij kryeministri menaxhuan projektin e kanabizimit te vendit. Qytetaret nuk kane nevoje per nje kryeminister qe propozon projekte te diktuar nga trafiku dhe oligarkia.