Shpallje

Ministri Damian Gjiknuri ka zhvilluar këtë të martë një takim në Komunën e Gjakovës, nga ku ka folur dhe për bashkëpunimet dy palëshe.

Projektet e përbashkëta rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit dhe axhendës së interkonektivitetit në infrastrukturën rrugore dhe atë hekurudhore.

“Gëzohem njësoj si ju për këto vepra investimesh ndaj jam këtu dhe këtë e them në emër të qeverisë. Dua të falenderoj dhe dy kolegët e mi me të cilën kam bashkëpunim shumë të ngushtë, Palin dhe Valdrinin me të cilët bashkëpunojmë në fushat që mbulojmë dhe patëm rastin të diskutojmë edhe për projekte të përbashkëta. Sfida e ujit është sfida më e madhe që kanë shoqëritë tona. Edhe Kosova edhe Shqipëria janë vende të pasura me ujë por kemi vuajtur nga mungesa e investimeve dhe menaxhimi. Edhe ne kemi sfidat tona ndaj gëzohemi kur bëhen vepra të mira në Kosovë. Ne mund të mësojmë shumë nga njëri-tjetri. Gjithashtu, gëzohem që këtë investim e ka bërë një kompani nga Shqipëria dhe realisht më vjen mirë që ka kompani që vijnë nga Shqipëria e veprojnë këtu në Kosovë”, theksoi Gjiknuri.