Shpallje

Policia ka shpallur në kërkim këngëtaren Elvana Gjata në lidhje me mos dhënien e dëshmisë përsa i përketë ngjarjes në ish bllok disa ditë më parë.
Mësohet ajo është larguar nga Shqipëria pa dhënë deklarimin e saj mbi ngjarjen.
Grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë.
Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabjol Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo.
Prokuroria zbardh skemen e krimit
Prokuroria ka zbardhur detaje të reja nga mekanizmi i përplasjes me armë të ndodhur në zonën e bllokut në Tiranë javën e kaluar. Sipas dosjes te organit të akuzës dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të ngacmimit të këngëtares Elvana Gjata, e cila ditën e ngjarjes ndodhej në një dyqan pranë lokalit “Monopol” ku ndodhi krimi.
Partneri i saj Ervin Mataj, i cili ka qenë në lokal rreth orës 18:30 ka dalë jashtë ku besohet se është takuar me këngëtaren dhe më pas është rikthyer i acaruar në lokal. Dyshohet se në këtë kohë ai ka kërkuar të bisedonte me Ervis Martinaj me pretendimin se personi që kishte ngacmuar këngëtaren ishte i njohuri, i tridhjetë e gjashtë vjecarit që më pas mbeti i plagosur me një plumbë në qafë.
Në lokal me Ervis Martinaj ka qenë dhe i plagosuri tjetër Erion Hati i cili ka nisur të debatoje me ushtarakun Mariol Bilo të cilit i ka thënë disa herë: “Pse më sheh? Cfarë ke që shikon? ”
Në këtë kohë në lokal ka hyrë edhe Fabiol Gaxha, i cili sipas prokurorisë është drejtuar te ushtaraku Marviol Bilo dhe e ka sulmuar fizikisht madje e ka goditur edhe me tytën e armës. Si pasojë pistoleta ka kryer qitje të pavullnetshme dhe për pasojë një predhë është gjetur në tavanin e lokalit.
Në këtë moment Ervis Martinaj që ndodhej pranë banakut ka hyrë për të ndarë përleshjen fizike, por efektivi i forcave komando ka nxjerr armët dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur Fabiol Gaxhën e duke qëllluar me tetë plumba Elion Hatën.