Shpallje

Nga Marjon Gorica/ Endrit Braimllari është një nga të paktët deputet të Kuvendit i cili mbart mbi vete vlera të veçanta dhe gëzon respektin e shumë qytetarëve pavarësisht pikpamjeve politike.

Jemi mësuar që gjithnjë ta shohim me veshje serioze, përkrahë qytetarëve apo në Parlament e institucione të ndryshme.

Por prej disa kohësh Endriti po shfaq në rrjetet sociale një tjetër impenjim të tij, duke i kushtuar disa orë përkujdesjes së shëndetit.

Prej javësh ai frekuenton parkun e Liqenit Artificial, ku kalon kohë duke ecur apo vrapuar, ashtu siç e ka publikuar shpesh herë në Instagram.

Po ashtu dhe sot, deputeti i LSI-së ka publikuar aktivitetin e tij fizik, ku ka përshkruar 12 kilometra ecje dhe vrapë.

Kjo është një pamje tjetër e një figure politike, ku jo gjithnjë ata shfaqen vetëm me xhaketa e kostume firmato.