Shpallje

Një situtatë tragji komike po na serviret prej kohësh në media nga Partia Demokratike në lidhje me akuzat ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm.
Një mini kinostudio me regjisor Salianjin e cila dëshiron t’i shesi këtij populli brockulla pa vlerë, por që për fat të keq skenarit i paskan humbur disa fletë, ose nuk janë shkruar ende.
Kjo është gjendja në të cilën ndodhet sot situata politike në vend.
Ndonëse këta mendojnë se kanë një popull të cilit mund t’i shesin sapunin për djath, e kanë shumë gabim. E kanë shumë gabim, pasi të gjithë e kuptojmë se si funksionojnë intrigat politike, e cfarë është i mundur të bëj kundërshtari për kundërshtarin.
Të gjithëve na ndodh me persona që kemi inat, apo që kanë influencë më tepër se ne.
Turp për mediat të cilat pasqyrojnë cdo ditë nga një përrallë me autor të dal nga zyrat e Partisë Demokratike për të prishur imazhin cdo kujt në pozitë pa të drejtë.
E theksojmë këtë gjë, pa të drejtë.

Njerëz mbase dhe të alkolizuar, apo nën efektin e alkolit, të cilët ngrejnë organet e rendit në këmbë, e organet e drejtësisë me disa imitacione për të fundosur qeverinë apo njerëz të pushtetshëm ndaj saj.
Por a veprohet kështu? Këtu është kasandisur Partia Demokratike, me njerëz të cilët janë gati të bëjnë gjithcka dhe kurdo vetëm e vetëm që të fitojnë sado pak pushtet. E në fund fare askujt nuk i intereson për popullin.
Pse nuk ngrihet Partia Demokratike e të kërkoj nga drejtësia:
1-Hetimin e cdo tenderi me vlerë miliona lekë të bërë në 15 vitet e fundit?
2-Hetimin e Rrugës së Kombit, aty ku Luli ka shumë për të thënë
3-Hetimin e ish ministrave

Pse nuk ngrihet PD-ja të flasi për arsimin? Për reformat në arsim?
Ku ishte PD-ja në kohën e pushtet për ish të përndjekurit politik, pikërisht këta persona që gjatë pushtetit i la në harresë dhe sot i kërkon që t’ju mbushin sheshet?

A e dini pse i trillojnë gjithë këto legjenda? Sepse sot dhe televizionet më pro tyre, nuk japin as deklaratat e Lulzim Bashës, e jo më zhvillime të tjera të Partisë Demokratike.
Nuk i japin pasi janë bërë qesharak e nuk dinë c’thonë për këtë vend.
E gjitha është luftë për pushtet…
E na dilka sot një deputet, i cili paguhet nga taksat tona për të ngritur shqetësimet e popullit në Parlament e për t’i zgjidhur ato, por që asgjë nga misioni që duhet të ketë nuk bën. Pasi e ka mendjen tek rrëmuja, e shashkat me tymuese.
Nuk del të flasi njëherë për hallet e popullit, por flet për pushtetin e qeverisë.
Ky person që vetëm makina e tij e benzinës nuk e dimë sa karburant harxhon, e të gjitha prej taksave tona.