Shpallje

Shkarkohet nga detyra Drejtorit të Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani .

Sulejmani është shkarkuar ditën e sotme pasi nuk është bërë shoqërimi i të arrestuarit Ervis Martinaj nga një spital privat ku ndodhet i shtruar drejt burgut.

Mbrëmjen e djeshme pati tensione mes mjekëve të spitalit Amerikan 2 dhe policisë së burgjeve të cilët kërkuan të shoqëronin Martinajn në spitalin e burgut. Mjekët e spitalit Amerikan 2 duke parë gjendjen shëndetësore të Martinajt nuk e firmosën fletëdaljen duke krijuar një situatë të tensionuar brenda ambienteve të spitalit.

Ndërkohë Ministria e Drejtësisë jep detaje për largimin e Sulejmanit nga detyra dhe përplasjen e ditës së kaluar për transferimin e Elvis Martinajt në spitalin e Burgut.