Shpallje

Deklaratë pas deklarate, duke mos ditur se ku po shkojnë. Kjo është pamja që po na ofron Partia Demokratike. Vetëm një zhurmë mediatike, duke nxjerr inate të figurave politike dhe e gjitha ka një qëllim, pushtetin.

Sot më keq se kurrë Partia Demokratike i ka humbur qëllimet e saja. E ka humbur elektoratin që ka, duke mos reaguar sikurse dhe njëherë për interesat e qytetarëve, por vetëm për debate politike.

A është kjo ajo që duan qytetarët? Ata persona që votuan Partinë Demokratike e kishin një qëllim, dhe qëllimi i tyre nuk është marketingu mediatik se si lyen flokët Lulzim Basha, apo cfarë do gënjej Salianji me shokë.
Por mbështetja e qytetarëve.

Kur ka qenë hera e fundit që PD-ja ka ngritur zërin për interesa të popullit?