Shpallje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnje ku një person ka humbur jetën pasi e kanë qëlluar me armë në kokë.
Bëhet fjalë për ish krye plakun e fshatit Shegas të Lushnjes Qemal Halla.
Ish kryeplaku i fshatit Shegas në Lushnje u vra mbrëmjen e së martës pranë banesës së tij.
Qemal Halla u qëllua në kokë me një plumb pistolete sapo kishte zbritur nga makina e tij 100 metra nga shtëpia.
48 vjeçari ka vdekur në vend dhe autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Krisma u dëgjua nga fqinjët të cilët thanë se fillimisht nuk e kishin kuptuar cfarë kishte ndodhur.
” Ishte ora 21 e 30″, tha një prej fqinjëve.
Dyshimet janë se Qemal Halla mund të jetë vrarë për çështje pronesie, pasi ka një rezervat peshkimi, por një tjetër pistë është ajo e një lidhjeje intime të jashtëligjshme.