Shpallje

Studiuesi Taulant Muka i cili nxori zbuluar karrierën e zv.ministrit të Arsimit, e cila është ngritur e gjitha në plagjiaturë, ka reaguar për neglizhencën e shoqërisë shqiptare në lidhje me këtë situatë.
Me anë të një postimi në Facebook, Muka shprehet:
Fenomeni i zv.ministrit të Arsimit dhe heshtja e një shoqërie!
A ka prinder qe sot shqetesohen per te ardhmen e femijeve te tyre dhe cohen te kerkojne jo vetem doreheqjen e zv. Ministrit te Arsimit, por edhe pastrimin e rasteve te ngjashme ne universitete? A ka studente sot qe e braktisen kafen dhe bashkohen nen nje ze per te kerkuar nje arsim cilesor dhe akademik qe i respektojne? A ka shoqeri civile qe shqetesohet per gjendjen e arsimit dhe te shikoje forma te ndryshme (peticion, protest, debat etj) per ta cuar kete ceshtje perpara? Heshtja e shoqerise nuk e ndihmon dhe e mbeshtet kauzen, perkundrazi. Kjo heshtje kronike e shoqerise shqiptare lejon qe e drejta shpeshhere te mos gjendet, duke braktisur te verteten dhe te aftin. Gjithsesi, une ende kam shprese se shoqeria jone nje dite do te zgjohet dhe do luftoje per interesat e veta kombetare, dhe jo te individeve te vecante. Imagjinoni sa shume gjera mund te arrihen nese shoqeria shqiptare nuk e le fatin e vete ne duart e nje individi dhe ne ndergjegjen e pales se akuzuar dhe politikes!