Shpallje

Lideri historik i së majtës Fatos Nano, është përmendur ditën e djeshme në një emision në Ora Neës nga ish deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani.
Në një diskutim në lidhje me arrestimet e njërëzve të cilët janë të organizuar në subjekte të ndryshme, Dogjani është shprehur për arrestimin e një socialisti në kohën kur Nano ishte kryeministër.
Dikush i tha që kanë arrestuar një nga tanët, por ai reagoi me të drejt direkt, është shprehur Dogjani.
Ku kishte thënë “Pse njerëzit tanë janë kriminelë ?”
Dogjani: Unë kam qenë drejtor policie. Kam bërë arrestimin e një krimineli. Një deputet i PS-së i ka thënë kryeministrit në atë kohë, Fatos Nanos që ky drejtori i policisë po arreston njerëzit tanë. Për hir të së vërtetës, ai i ka thënë; kush janë njerëzit tanë? Filani! Pse njerëzit tanë janë kriminelë dhe u mbyll çështja. Duhet që policia e shtetit të jetë e depolitizuar. Pasojat e këtyre krimeve sot në Shqipëri që ka filluar duke u rritur ditë për ditë.