Shpallje

Pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Fatos Arapi, të shumta kanë qenë mesazhet për nder të figurës së tij.
Sigurisht nuk ka munguar dhe mesazhi i ish kryeministrit Sali Berisha, ku me anë të një postimi në Facebook shkruan:
Mbylli syte pergjithmone poeti dhe shkrimtari i shquar Fatos Arapi!
Te dashur miq, sot letrat tona humben njeren prej figurave me te shquara te tyre, poetin, shkrimtarin dhe perkthyesin e talentuar Fatos Arapi.
Fatosi ishte pasardhes i nje familje atdhetare, ai i perket plejades se shkrimtareve dhe poeteve te cilet ishin te detyruar te shkruanin ne kornizen e realizmit socialist, por ai, edhe ne vitet e diktatures, beri perpjekje te perseritura per te shkeputur krijimet e tij nga kjo rryme pseudovlerash dhe ecur drejt modernitetit, duke lene keshtu se bashku me veprat e shkruara gjate viteve te lirise nje trashegimi te çmuar ne letrat tona.
Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes dhe lutem qe shpirti i te ndjerit Fatos Arapi te gjeje paqen e merituar! sb