Shpallje

Respekti për himnin dhe simbolet e shtetit, në Malin e Zi tashmë ka marr një tjetër formë.
Qeveria e këtij shteti ka propozuar masën ndëshkimore me gjobë prej 300 deri në 2,000 euro për ata që nuk ngrihen në këmbë kur këndohet “Oh, agim i ndritshëm i Malit të Zi”.
“Në këtë mënyrë, Mali i Zi, ashtu si çdo vend tjetër, shpreh respektin e tij për karakterin e shtetit dhe identitetin e tij”, tha ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq.