Shpallje

Nuk ishte cudi që të shihnit se si qendronin të hapura dyert e apartamenteve e banesave të ndryshme, nga këta persona të cilët ishin ‘ekspert’ të këtyre ngjarjeve të dokumentuara në Tiranë.

 

Një person u arrestua nga Policia e Tiranës, e një tjetër u shpall në kërkim nën akuzën e vjedhjes së miliona lekëve dhe mijëra eurove nëpër banesa.
Policia e Tiranës thotë se ka zbardhur dhe dokumentaru 7 raste vjedhjesh të ndodhura në banesa, ku në total janë vjedhur 27 500 euro dhe 87 milionë lekë
Njëri prej autorëve është kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.
Në pranga u vu shtetasi Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë i arrestuar në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit. Ndërsa G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë është shpallur në kërkim nga Policia.
“Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vjedhjet e dokumentuara
– vjedhjes së shumës prej 13 000 në euro dhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.
– vjedhjes së disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”.
– vjedhjes së 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”.
– vjedhjes së disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”.
– vjedhjes së 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”.
– vjedhjes së 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”.
-vjedhjes së 50 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”ReshitÇollaku”.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘‘Vjedhje e kryer në bashkëpunim“ të parashikuar nga nenet 134/3/25 të Kodit Penal.