Shpallje

Shqipëria po përjeton dita ditës ngjarje të rënda në lidhje me krimin. Çdo ditë ka kronika nga më të ndryshmet. Në vetëm 7 ditë në vend janë shënuar 7 vrasje.
7 familje që mbulohen nga hija e rëndë e ngjarjes që ka tronditur jo vetëm ata, por të gjithë Shqipërinë.
Një person u vra me armë zjarri në zemër të Tiranës, aty ku për disa çaste lokali ku qendronin u kthye në fushë lufte, 11 fishekë të shtënë.
Tre persona të cilët po punonin për t’i dhënë frymë zonave të thella të Burrelit, u vranë në krye të detyrës, gjatë orarit të drekës, nga një person.
Në një prej fshatrave të Lushnjes një femër u vra në derën e shtëpisë së saj.
Një vajzë 13 vjecare u mbyt nga gjaku i saj, duke ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë që një 30 vjecar u vra mbrëmjen e djeshme në Kombinat.