Shpallje

Fatmirësisht sot në shoqërinë tonë ka të rinj nga ata të cilët mundohen të ruajnë vlerat dhe historinë e popullit shqiptar. Pavarësisht se në cfarë gjendje ndodhen trevat shqip folëse, neglizhencës së krijuar shpesh herë nga qeveritë e Kosovës dhe e Shqipërisë, të rinjtë nuk demotivohen prej kësaj.
Distanca nuk ka qenë kurrë faktor i ndërprerjes apo mos pasjes së krijimit të bashkëpunimeve ndërmjet të rinjve, e këtë e faktojnë rastet e shumë aktiviteteve të përbashkëta rinore midis të rinjve shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë madje dhe nga Çamëria.
Dje nëpër rrjete sociale është shpërndarë një informacion për krijimin e një zyre kordinuese, menaxhuese dhe mbështetëse për të rinjtë nga Presheva që jetojnë, arsimohen dhe banojnë në Tiranë.
Një lajm i mirë ky i cili lartëson dhe njëherë emrin e Preshevës, duke e kthyer dhe në vëmendjen e qytetarëve e medias. Me qëllim pasjen në kujtesën sonë që shqiptarët pavarësisht sfidave janë në Ballkan, të fortë e bashkëpunues me njëri tjetrin.
Krijimi i një zyre të tillë, i mbështetur nga Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi, me organizim të vazhdueshëm të të riut, këshilltarit Almin Shaqiri dhe aktivistit e gazetarit nga Shqipëria Marjon Gorica, është një mesazh i qartë që këtu ka një frymë pozitivie, për një ngjarje e cila do të mbetet dhe në histori.
Së shpejti në Tiranë do të ketë një ambjent të dedikuar për banorët e Preshevës dhe kjo duhet e do bëhet!