Shpallje

Skandalet me produktet ushqimore nuk kanë të ndalur, prej kohësh rrjeti ynë mediatik denoncon raste të tilla, por si ky zorë se keni parë.

Bëhet fjalë për miellin që tregëtohet në dyqanet më ‘prestigjoze’ të Tiranës.
Produkt ky i cili duhet të trajtohet në kushte të veçanta për të ruajtur kushtet e sigurisë ushqimore.
Rasti të cilin kemi vendosur të pasqyrojmë ditën e sotme ka të bëj me këtë paketim mielli 1 kg.
Nga pamjet në video dallohen qartazi mizat që ndodhen në brendësi të miellit të sapo blerë. Një pamje alarmante e cila tregon dhe njëherë kushtet në të cilat tregtohet mielli në Shqipëri, duke mos përmendur rastet e grurit të importuar nga jashtë i cili ka mungesë të proteinave.
Një mesazh i qartë ky për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit i cili duhet të marri masa të menjëhershme, madje këto masa bëhen akoma më të rënda kur ky produkt në këtë gjendje alarmante tregtohet brenda një dyqani buke e pastiçerie i cili duhet të jetë në nivele të larta të kushteve higjeno sanitare. Kushte të cilat kjo situatë nuk ja siguron, ose në të kundërt mielli i tillë ka dal nga fabrika.