Shpallje

Menjëherë pas lajmit të dhënë nga prestigjozja Daily Mail për keq trajtimin dhe gjendjen në të cilën ndodheshin kafshët në kopështin zoologjik të Fierit, ka ardhur dhe reagimi i minsitrit Blendi Klosi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi urdhëron nisjen e aksionit për zhvendosjen e kafshëve të dhunuara nga kopshti zoologjik privat .

“Në përgjigje të lajmit të publikuar në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme, ku jetojnë disa kafshë në një kopësht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit.
Aksioni do të vijojë edhe nesër deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj ngjarje të turpshme!”, shkruan Klosi në Facebook.