Shpallje

Një nga ngjarjet e shumë komentuara të momentit është ajo e Xhisiela Malokut, vajza nga Fushë Kruja e cila ngriti në këmbë të gjithë vendin me deklarimet e saj, përsa i përketë ngjarjes me djalin e deputetit Rrahman Rraja.
Një femër e papunë dhe pa të ardhura që na vë në dukje se si është e ndërtuar kjo shoqëri nëpërmjet materializmit.Me makinë, rroba firmato dhe shkollë të kryer në universitete jo publike, kjo është Xhisiela.
Qendrimin e saj e ka komentuar me anë të një postimi në Facebook pak minuta më parë gazetarja Flutura Tota, e cila shkruan:
Teksa Xhisiela pronocohej unë meditoja, a nuk është e padrejtë jeta?
Unë dhe Xhisiela!
Teksa ajo prononcohej, unë meditoja
Ajo syzet 400 euro, unë syzet dhuratë nga vëllezërit.
Ajo rroba firmato, unë xhaketën e motrës
Ajo tangërllik, unë “pjekje” në diell duke e pritur
A nuk ështe e padrejtë jeta??