Shpallje

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pas një hetimi 2 mujor nga Prokuroria e Elbasanit dhe Njësia e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit .
Këta shtetas ndërhynin me qëllim kalimin në provim të studentëve gjatë sezonit të vjeshtës, duke pasur ndikim tek pedagogët.
Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.
Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.
Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.
Ndalimi i personave të sipërpërmëndur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.