Shpallje

Sic duket historitë me “BABALE” nuk kanë të sosur. Një rast tjetër ku një person ka tentuar të incizoj diskutimin e bërë në mbledhjen me asamblenë e Partisë Socialiste në Lezhë, e ka denoncuar deputeti Pjerin Ndreu.

DENONCIMI

Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës.

Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne !
E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente !
E turpshme!