Shpallje

Konstatimi dhe shkatërrimi i një laboratori të drogërave të rënda në fshatin Brenog të Hasit, tërhoqi një vëmendje të madhe të mediave në vend dhe rajon.
Një fshat ky në të cilin përpunoheshin me qindra e mijëra euro drogë, që qarkullojnë nëpër Shqipëri.

Gazetarja Dorjana Bezat, në një postim në Facebook, na përshkruan situatën aktuale në këtë fshat në veri të vendit.

Jam me celular në dorë duke marrë shumë mesazhe nga ju miq që më uroni për ditelindje. Faleminderit për çdo fjalë!

Nuk jam duke fikur qirinj në asnjë tryeze, zgjodha të vij në një fshat të Hasit, në Brenog. Një fshat i vogël jo shumë larg Kukësit. Këtu u gjet një laborator i përpunimit të heroinës.

Brenogu nuk është ai që ju mund të keni imagjinuar. Ka gjithsej 25 ose 30 shtëpi. Një fshat i harruar që nuk mund ta specifikosh për asgjë. Është një fshat që ka vetëm një dyqan që hapet disa orë në ditë dhe shërben edhe si bar. Në raftet e tij ka vetem vaj, kripë, maja buke dhe kafe.

Këtu në Brenog gjeta një kontrast të madh! Flitet se në një magazinë të këtij fshati u gjet një laborator modern droge dhe u sekuestruan qindra kilogramë drogë me vlere mijra euro, ndërkohë rruga që të çon në këtë fshat është e pashtruar. Rreth 5 km rrugë dheu, gjithë gurë e gropa.

Në Brenog shikoj shtëpi guri gjysmë të rrëzuara ku banojnë njerëz të skamur që dhe rroba nuk kanë. Por vetëm pak metra më tej ka super vila që as në kryeqytet nuk i gjen..

Ky është Brenogu mes gjësë, asgjësë dhe drogë.

Ditën e sotme ajo është detyruar të raportoj nga fshati tashmë i famshëm  Brenog, pikërisht aty ku ka kaluar dhe pjesën më të madhe të kohës në ditën e saj të lindjes.

Redaksia jonë i uron dhe 100 vite të lumtura e të suksesshme koleges Dorjana Bezat.