Shpallje

Nënkryetari i forumit rinor të LSI-së,Klevi Pojana, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me arrestimet e bëra ditën e sotme.

Në qendrimin e tij Pojana shkruan:

Ai u rikthye të bëj atë që në fakt di më mirë se gjithçka tjetër për të bërë, të hedh poshtë ata të cilët i ka përdorur.

Ai ja futi atyre, po po atyre të cilëve deri dje u lutej e i premtonte liri, forcë e para në këmbim të mbështetjes.

Ai sot ndjen se po i drridhet toka nën këmbë dhe nxiton të flak tutje çdo ‘mik’ e ‘bashkpunëtor’ në mënyrë që ta zgjas me sa do pak dhe fundin e tij.

Arrestime të mbara. Sot shokët, nesër ti.