Shpallje

Hetimi deri në finalizimin me arrestimin e dy prej ish deputetëve socialist ditën e djeshme, ka nisur dy vite më parë.
Arben Ndoka dhe Arben Çuko janë zbuluar nga hetimet që janë bërë për grupin kriminal Avdulaj.
Hetimi mësohet se ka nisur që në dhjetor të vitit 2016 dhe prej dy vitesh ky grup ishte në përgjim. E pikërisht këto përgjime kanë çuar dhe tek dy ish-deputetët që u arrestuan dje.
Nga përgjimi ka rezultuar se Arben Ndoka kishte mik një nga anëtarët e grupit të Avdulajve. Po kështu Çuko është dëgjuar teksa i kërkohej transferimi i të burgosurve.
Urdhër arresti për ish-deputetin dhe ish-drejtorin e Burgjeve Arben Çuko u ekzekutua dje nga policia dhe ai u dërgua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Rreth dy muaj më parë Çuko u shkarkua nga posti i drejtorit të burgjeve.
Arben Ndoka akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.