Shpallje

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu, me anë të një postimi në Facebook ka komentuar situatën e rëndë të cilën po kalon tregu i këmbimit valutor.
Rënia e euros sjell një dëm të ekonomisë prodhuese, është shprehur Spahiu.

Vazhdon rënia e euros kundrejt lekut, vazhdojnë dëmet ndaj ekonomisë prodhuese në vend.
Përveç parasë ilegale që injektohet në ekonomi, qeveria shtoi dhe 500 milion euro të tjera nëpërmjet eurobondit.
Duket qartë që Rilindja nuk ka asnjë lidhje me biznese prodhuese por e lidhin vetëm interesa me grupe apo kompani tregëtare importi.
E ka treguar që herët me tentativën e rritjes së akcizës për birrën e prodhuar në vend, me stimulimin e miellit të importit, me mollët e prodhuara në Dibër ku prodhimet konkurohen keqas nga importi, me stimulimin e emigracionit ku mjaft fabrika ekzistuese po humbasin fuqinë punëtore dhe shkojnë çdo ditë drejt falimentit.
Normal që kështu ndodh kur nuk je i zgjedhur nga zgjedhje por i emëruar nga biznese.