Shpallje

Nga Marjon Gorica/Ndryshimet e ndodhura në televizionin kombëtar Ora News, kanë sjell persona të rinj dhe në stafin administrues të këtij gjigandi mediatik.

Nga ristrukturimi i bërë, një ndër pozicionet është dhe ai i Administratorit të Përgjithshëm, funksion të cilin tashmë e mban Xhoi Jakaj.

Por kush është Xhoi Jakaj?

Xhoi Jakaj ka mbajtur më parë për rreth 22 muaj detyrën e Drejtoreshës së Burgut të Grave, njëherësh pedagoge dhe Dokotoresh Shkencash.

Pas lirimit nga detyra e drejtueses së IEVP ‘Ali Demi’, ajo është angazhuar në shumë aktivitete në ndihmë të fëmijëve në nevojë, duke u munduar të jetë një kontribuese e vazhdueshme për të gëzuar sado pak ata.
Ndërkohë ajo shfaqet tepër aktive me analiza dhe opione në mediat e shkruara apo online, gjë e cila e shty atë të krijoj dhe një portal online si ‘Gong News’.

Lajmin e ka bërë dhe vetë të ditur Xhoi nëpërmjet një postimi në Facebook ku shkruan:

Administratore e pergjithshme e grupit mediatik Ora News dhe Channel One
Faleminderit gjithë atyre që me besuan këtë detyrë të veshtirë e njëherësh kaq fisnike! Mirënjohje pafund dhe përkushtim maksimal.

Redaksia jonë i uron suksese në detyrën e re znj.Jakaj!