Shpallje

Aleanca Kuq e Zi del me deklaratë publike nëpërmjet kreut të Forumit Rinor për çështjen e sponcorizimeve nga fondet sekrete greke mediave dhe figurave publike shqiptare.

Në emër të Aleancës Kuq e Zi si Kryetar i Forumit Rinor deklarojmë se jemi skeptikë për listat dhe pagesat në interes të Greqisë. Rinia KuqeZi dyshon se kjo listë është pjesërisht e vërtetë për të fshehur spiunët e vërtetë shqiptar që paguhen nga Athina. Këto janë akuza të rënda që duhet mbajtur qëndrim serioz.
Inkurajojmë Prokurorinë dhe Gjykatën të nisin hetimet duke ngritur një komision hetimor shtetëror në zbardhjen e së vërtetës. Aleanca Kuq e Zi beson se këto akuza të forta por shpreh çudinë që mungojnë emrat e dyshes Basha-Rama.
Aleanca Kuq e zi beson se kjo listë është fiktive që ka për qëllim ti djegi politikisht dhe mediatikisht figura të caktuara individësh te konsumuar nga Athina. Aleanca Kuq e Zi beson fuqimisht që ekziston një listë politikanësh, gazetarësh dhe portalesh të cilët janë blerë nga fondi sekret grek, por që emrat e vërtetë mbahen akoma fshehur. Ne dhe opinioni publik kërkojmë zbulimin e emrave të tradhtarëve kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë. Aleanca Kuq e Zi kërkon të dijë nga komisioni hetimor a është një tradhti e dyfishtë e PS-së dhe PD-së duke publikuar emra të sajuar për ti djegur politikisht dhe mediatikisht dhe mban nën mëngë tradhëtarët e spiunat e vërtetë? Aleanca Kuq e Zi denoncon çdo individ, çdo media që publikon lajme dhe informacione me lista emrash jo faktike.

Këto veprime nuk kanë gjë tjetër veçse përçarjen vëllazërorë, diskriminimin e figurave politike dhe mediatike që janë opozitarë dhe patriotë, prishjen e imazhit kombëtar në sy të audiencës . Këto akte të turpshme të një politike të dobët të çojnë në dyshimin midis njeri-tjetrit dhe pabesueshmëri tek partnerët tanë Europiane dhe Amerikanë. Kërkohet nevoja të bashkohemi në një qëndrim të përbashkët për injorimin e këtyre informacioneve deri në përfundim procesit hetimor.