Shpallje

Këto ditë në Kanada po qëndron kampioni kosovar në mundje – Fatos Durmishi

Ai dje u prit nga Kryetari i Albanian Canadian Association Kosova në Toronto z. Sami Ademi , me të cilin biseduan për aktivitetet dhe sukseset e tija sportive në arenen ndërkombetare , si dhe për nostalgjine qe ndien për Kanadanë , si vendi që strehoi atë dhe familjen e tij gjatë luftës në Kosovë.

Pas çlirimit të Kosovës , familja e tij u kthye vullnetarishtë ne vendlindje, bashkë me të edhe Fatosi i cili atje shkëlqeu në sportin e mundjes duke qenë 7 vite Kampion.

Suksesi i tij në këtë sport nuk përkufizohet vetëm në territorin e Kosovës ,por edhe në arenën ndërkombetare. Për 11 vite rrjesht është Kampion i Finlandës, vendi ku dhe jeton vitet e fundit së bashku me familje.

Në këtë takim kampioni Fatos Durmishi u njoh gjithashtu edhe me aktivitetet e kësaj shoqate ndër vite si dhe parapergatitjet që po bëhen për organizimin e festës së 28 Nëntorit.

Ne Toronto ai gjithashtu pati një takim me Drejtorin e Televizionit TVR Rifat Avdiu , ku dhe zhvilloi një bisede për teleshikuesit që do të mund ta shikoni të Hënën në orën 21 në ekranin e këtij televizioni./TVR