Shpallje

Intervistë me artistin dhe profesorin Arben Skënderi në lidhje me gjendjen e nivelit artistik në Shqipëri.

-Në këndvështrimin tuaj, nga se dominohet tregu shqiptar i muzikës ? A ka një rrymë drejt të cilës janë të orientuar shqiptarët ? 

Ne e quajmë treg por në realitet nuk është i tillë. Qe të jetë i tillë duhet të ekzistojë principi bazë, kërkesë-ofertë. Sepse asgjë kulturore, artistike pra dhe muzikore nuk konsiderohet si industri në Shqipëri, në këtë kapitalizmin tonë të brishtë. Kjo është një temë shumë e gjerë e cila e ka zanafillën në gjithëorganizimin shtetëror të mekanizmave, dhe natyrisht qëbllokon dhe krijon ngërçe në iniciativën e lirë private më pas. Në një vend ku kultura dhe arti në tërësi rregullohen dhe funksionojnë ende me institucione të vjetëruara bolshevike (si në strukturë ashtu dhe në mendësi) është e vështirë të flasim për treg apo hapësirë të lirë krijimtarie. Dhe këtu ështëzanafilla e ngërçit në muzikën shqiptare, jo vetëm në atë qëquajmë ‘‘muzika e lehtë‘‘ por në përgjithësi në të gjitha zhanret e krijimtarisë. Nën pretekstin e hapjes dhe ‘‘lirisë‘‘ i është lënë dera e hapur çdo lloj idiotësie të kopjuar, dhe kjo, nga njerëz të cilët nuk kanë as formimin dhe as aftësinë për ta bërë. Ka ende njërëz me shumë vlera të cilëve ju dhemb gjithëkjo situatë kaotike, por sot, të mbytur nga amatorët dhe mediokrit, janë pa zë, në një kohë që duhet të ishin kreu i mendimit kulturor në vend. Arti dhe kultura janë identiteti i një kombi apo popullate, pra po kështu dhe muzika për tëcilën po flasim, ndaj nuk mund të lihen në dorë të çdo lloj çapaçuli që ka një lap-top e kujton se bën hip-pop. Ne vazhdojmë të ngatërrojmë rrymat apo tendencat bashkëkohore me aspektin identitar të muzikës, dhe këtu është ajo që unë ekonsideroj të rrezikshme. Shqipëria jeton e tëra me mall importi, pse doni që në muzikë të jetë ndryshe ? pyetje retorike kjo… sepse të paktën në nivel kulturor e në nivelin e trashëgimisë kulturore në përgjithësi ne kemi ku tëmbështetemi…Por dhe një herë prap, ja ku nevoja e pararendjes nga profesionistë të vërtetë bëhet urgjente. Për tëmos shkuar më larg, po marr shembull fqinjët tanë si Rumunët, Kroatët, Serbët etj, në muzikën e të cilëve natyrisht me rrymat dhe stilet e kohës ndjejmë dhe perceptojmëelementët identitar të çdo njërit. Preokupohen për të ruajtur identitëtin e tyre gjithë duke qenë bashkëkohor. Ndërsa tek ne, pjesa dërrmuese e produksioneve janë çdo gjë përveç se shqiptare. Edhe kur ka iniciativa më profesionale apo më me thelb, llumi është kaq i madh sa veç jashtë vendit (kur e kanëtë mundur,) arrijnë të vlerësohen.

Shqiptarët nuk po këndojnë më shqip… !  siç nuk po jetojnëmë shqip, nuk po flasin më shqip, nuk po hanë më shqip… madje as që po mendojnë më shqip…

-Duke pasur një eksperiencë të gjatë muzikore midis Frances dhe Shqiperise mund të na thoni nëse zgjerimi i tregut të muzikës është pozitiv apo po ja zbeh vlerën këtij lloj arti ? 

Nga eksperienca ime 20 vjeçare andej kam mësuar një gjëthelbësore: tregu është i lirë, ca servirim në të na bën ose jo konkurrues. Dhe në këtë pikë nuk ka nevojë fare për opinionin tim, faktet flasin vetë. Në këto 28 vite ‘‘liri‘‘ janë shkruajtur dhe prodhuar mijëra e mijëra këngë, të cilat nuk kane kaluar asnjëherë realisht përtej hapësirave shqiptare, dhe kjo tregon shumë. Lidhet shume me kualitetin e tyre, me naivitetin e teksteve, muzikës, produksioneve, temave të trajtuara, mos qënies autentike por kopje të bëra keq të tendencave tëmomentit, pra asnjë interes për gjigantët e produksionëvëinternacionale të cilët çdo vit janë në ‘‘peshkim‘‘ kudo në botëpër gjetje interesante dhe autentike për tregjet dhe publikun qëata mbulojnë. Kemi produksione nga gjithkund gjithandej, por prodhimet tona deri nëpër mejhanet e zvicrës shkojnë… ! dhe askush nuk preokupohet për këtë, dhe vazhdojmë të kujtojmëse jemi kërthiza e botës. Si gjithë të pa rriturit dhe ne

Dhe një festival kombëtar që kemi, atë të RTSH-së i cili ka për mision pikërisht gjithë çfarë jam duke thënë, pra në thelb të jetë pararendësi, tribuna e muzikës dhe këngës shqip ështëkthyer në një dëshpërim profesional ku as thelbi i misionit dheas forma nuk janë më prioritetet e tij. Mos harrojmë që i kushton shqiptarëvë qindra miliona lekë çdo vit, por kjo ështënjë tjetër temë

-Cili është mendimi juaj për rrymat ‘Rap’ dhe ‘hip hop’ ? Pse tekstet e këtyre këngëve duket sikur përcjellin mesazhe negative ? 

Janë rryma bashkokore të cilat djepin dhe identitetin e tyre e kanë gjetiu, baza e tyre (e rap-it) më shumë është tek tekstet e angazhara të cilat trajtojnë çeshtje sociale shumë dominante dhe reale. Nuk mendoj se përcjellin mesazhe negative nëpërgjithësi, por dhe një herë, ato të bërat tek ne (që nuk e kemi as traditë e as natyrale), janë një përçudje dhe shtrembërim lokal ku çdo injorant me varëse floriri në qafë,ka të drejtë tëthotë e të japi një mesazh publik, boll të jetë ‘‘modern‘‘ dhe ti ngjasi në aparencë çdo lloj shtrembërimi të ardhur nga gjetiu.

-A ka ndikuar kjo lloj rryme në ç’kulturimin e dëgjuesve duke i bërë agresivë ? 

Publiku ha atë që i jep për të ngrënë, është detyra e artit e artistit të ngrejë nivelin e tij, jo e kundërta… !

-Aktualisht ju drejtoni studion muzikore ‘On/Off Production’ dhe dihet se keni bashkëpunime me shumë këngëtarë të trevave shqiptare. A janë ata entuziastë për këtë ndryshim të tregut muzikor shqiptar ?

Onoffproductions ka një mision shumë të qartë: modestsisht kontribuon me gjithë çka mundet për të qënë faktor ndryshimi dhe rregullimi të hallkave që u mundova të trajtoj më lart. Njëgjë është e sigurt dhe frymëzuese. Pjesa më e madhe e artistëve profesionistë, të atyre me karriere tashmë të spikatur por dhe një gjeneratë të rinjsh që po hyjnë në jetën profësionale, kanë një tendencë dhe madje kërkësë reale për tëlënë gjurmë profesionalisht e për tu distancuar nga tallavaland-i aktual dhe nga muzika që jetgjatësinë e ka vetëm një sezon (si moda). Edukimi i shijeve është puna më e vështirë. Po nuk u bë nga profesionistë të vërtëtë që kanëderdhur djersë në vite e vite studimi dhe karriere, mos prisni që ky stan të prodhojë tjetër gjë… !