Shpallje

Nga Marjon Gorica/Të gjithë ndodhemi përball një situate të tillë sa herë udhëtojmë me transportin publik në Tiranë.

Një çështje kjo që realisht është shqetësuese, pasi nuk e mendojmë më tepër.
Mbase ndonjëherë dhe unë kam vepruar kështu, që të paguaj e mos marr biletën.

Por a është normale kjo?

Sigurisht që jo!
Ne sot nuk kuptojmë ndikimet negative që sjellin veprimet sado të vogla në përditshmërin tonë.
I tillë është dhe ky fakt.
Për çfarë e paguan transportin kur nuk pajisesh me biletën e transportit?
Mos pajisja me biletë është fshehje e të ardhurave për kompaninë e cila administron linjën e autobusit me të cilin udhëton në Tiranë.
Ose thellë, thellë vjedhje ndaj këtyre kompanive që bëhen nga faturinot.
Pra, ti paguan njê shërbim dhe ai nuk regjistrohet si i tiilë e kështu lekët shkojnë në xhepat e atij që i mbledh ato e jo atje ku duhet.
Në këto kushte ka një rënie të ardhurash për kompaninë e transportit, një rënie fiktive dhe jo reale, pasi realisht të ardhurat janë më të larta por i përfitojnë të tjerët.
Në këto kushte kemi një rritje të tarifës së transportit, ulje të cilësisë dhe shërbimit, pasi të ardhurat e deklaruara janë shumë më pak se ato reale që mbledhin kompanitë e transportit urban.
Ndaj, nëse tërheqim këto bileta e bëhemi më të ndërgjegjësuar do kemi më tepër siguri, si për veten ashtu dhe kushtet financiare me të cilat përballemi në përditshmëri.
Të ruajmë e kujdesemi për financat tona!