Shpallje

Ngjarja që ndodhi në jug të Shqipërisë, ku një shtetas grek u vra pasi hapi zjarr ndaj policisë, ka krijuar një situatë të agravuar në Athinë.
Rreth orës 2 të mëngjesit një grup grekësh dhe shqiptarësh janë përplasur me njëri tjetrin në periferi të Athinës.
Mediat helene raportojnë se nga konflikti kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Deri tani nuk ka asnjë informacion se kush është shkaku i këtij konflikti, po policia është duke hetuar nëse ngjarja ka lidhje me vrasjen e një dite më parë të 35-vjeçarit Kostandinos Kacifa në Bularat të Gjirokastrës.